BIFTEK



Te nevojshme:

200gr mish qingji
400gr mish viqi
4-5 ve
biber i zi
korja e 1/4 se limonit
krip
1/2dl vaj

Pergaditja:

Mishi pastohet, ndahet ne pjese te vogla dhe bluhet. Duhet qitur sasi me e madhe e biberit( qe bifteku te jete djeges), shtohet korja e limonit e imtesuar ne rende, kripa, vaji dhe nje ve.
Nga te gjithe perbersit fitohet masa, e cila vendoset te qendroje ne vend te ftohte se paku nje ore. Nga kjo mase e mishit merret peafersisht nga 150gr, formohen toptha ne forme kulaci, te cilet nga ana e siperme shtypen me fundine gotes, qe te formohen gropeza.
Bifteku picet ne roshtil. Kur gati te jete pjekur, ne thellesi te secilit vendosni te kuqin e pazier te vese dhe picet edhe me tutje derisa mishi dhe veja te jene plotesisht te pjekur.
Servimi:
Ne te shumte e rasteve servohet me patate te skuqura( pomfrit), qepe te reja, domate te fresketa dhe buke te sterpjekur.

Comments

Popular posts from this blog

Gjyveq

Biftek

Krelana me miell misri