Biftek
Bifteku është i shpejtë dhe e lehtë për t'u përgatitur.Është e rëndësishme kur ta përgatisim për ta lene për disa orë ne marinade. Përbërësit: 600 gram fileto viçi 2 lugë mustardë vaj ulliri piper kripe Përgatitja: Pritini ne feta të trasha mishin ,bejnei marinadën nga vaj ulliri, piperi, kripa dhe mustarda. Le të ulen për disa orë. Para se të i shërbesh skuqi ato shpejt në zjarr të lartë për 5-6 minuta në secilën anë. Në këtë mënyrë ata do të mbeten pak rozë brenda. Shërbeje biftekun me perime të ziera .