përbërësit: 5 kg domate te bluara 2 tuba majdanoz 3-4 karrota 200 g sheqer 400 ml vaj 1 konzervans 2 koke hudher 250 ml uthulle 6 lugë kripë 6 kg speca te kuqe 1 spec djeges Përgatitja: Domatet, majdanoz, karrota i bluajme shtojme sheqer, vaj, konzervans , hudhër, uthull, kripë, dhe i perziejme mire për 1 orë. Shtojme 6 kg speca të pjekur që janë, te pastruar dhe coptuar mire,specin djeges, dhe i perziejme. I ziejme te gjitha. I hedhim ne kavanoza te cilet i kemi nxehure ne furre dhe kur te ftohen i mbeshtjellim me leter plastmasi dhe ua vendosim kapaket.