Krofne



Perbersit :

5 filxhana miell
2 filxhana qumsht
1 luge e madhe sheqer
3 ve
50 ml vaj
10 gr maja birre
100 gr sheqer pluhur
1 kese vanila sheqer
pak kripe

filxhani = 200 ml

Pergaditja :

Se pari e perziejem qumshtin me maja birre (kfasac),pastaj kripen ,sheqerin ,vajin dhe vezet i perziejme mire , i hedhim miellin dhe me tel kuzhine e formojme brumin , keshtu i lejme per nje gjyseme ore dhe i mbulojme me nje pecete.Deri sa brumi te vjen, pastaj e marim e hedhim mbi tavoline pak miell dhe siper tij hedhim brumin nga ene qe e kemi vendosur me heret dhe duke i hedhur miell siper e formojme edhe me mire brumin per krofne. Dhe me tehollues druri e formojme petenen me trashesi mesatare ,pastaj me gote te ujit i ndajme krofnet, brumin e mbetur e bejme prap bashke dhe e e formojme sikur heren e pare krofnet, ne nje feltere hedhim vaj dhe e leme te digjet pastaj i marim krofnet dhe i fergojme nga te dy anet derisa te skuqen. Dhe ne fund e perziejme vanila sheqerin me sheqer pluhur dhe krofnet i kalojme mbi to.



Comments

Popular posts from this blog

Gjyveq

Pogaqe (buke nore)

Speca te kuqe turshi 1