Posts

Showing posts with the label Turshite

Laker turshi (rasoj)

Image
Nevojiten: Lakra Kripe (3 kg kripe per 100 kg lakra) Lakrat i pastron dhe ua heq pjeset e jashtme. Dhe palohen ne nje kove ju hedhen 3 kg kripe per 100 kg lakra dhe i mbushim me uje i mbulojme mire pas 5-6 jave jane te gatshme .

Speca te mbushur me lakër

Image
Përbërësit: 5-6 kg speca somborka apo babure 10-12 kg lakër te bardhe 2 kg karrota, 1 tube majdanoz, 1 liter uthulle 1 liter vaj 1 kg kripë 4 qese piper te zi kokërr Përgatitja: Specat i pastrojme mire nga farat dhe i lajme, e i leme te thahen pastaj ne nje ene tjeter grijme imte lakrat , karrotat dhe majdanozin i perziejm mire ju vendosim uthulle vaj kripe dhe i mbushim specat me kete perzierje dhe ne fund te kavanozit hedhim piper i palojme specat dhe prap ne fund te kavanozit hedhim piper . Behen shume te shijshem .

Specat e bardhe (turshi)

Image
Përbërësit: 5 kg speca Somborka 5 litra ujë 250 gr kripe 250 gr sheqer 1 filxhan uthulle e forte 5 litra ujë i vlojme me 250 gr kripë , 250 gr sheqer, 1 filxhan uthulle e forte. Lajme dhe pastrojme specat dhe i hedhim ne enen me lengun qe e kemi fituar me heret dhe i mbulojme e i leme te qendrojne 24 ore . Te nesermen i vendosim specat ne kavanoza te thate ju hedhim hudher te grire, piper te zi kokerr dhe ua hedhim perseri pak nga lengu ne te cilin ishin i mbyllim kavanozet dhe i lem ne vend te ftohte dhe te erret.

Pingjuri

Image
përbërësit: 5 kg domate te bluara 2 tuba majdanoz 3-4 karrota 200 g sheqer 400 ml vaj 1 konzervans 2 koke hudher 250 ml uthulle 6 lugë kripë 6 kg speca te kuqe 1 spec djeges Përgatitja: Domatet, majdanoz, karrota i bluajme shtojme sheqer, vaj, konzervans , hudhër, uthull, kripë, dhe i perziejme mire për 1 orë. Shtojme 6 kg speca të pjekur që janë, te pastruar dhe coptuar mire,specin djeges, dhe i perziejme. I ziejme te gjitha. I hedhim ne kavanoza te cilet i kemi nxehure ne furre dhe kur te ftohen i mbeshtjellim me leter plastmasi dhe ua vendosim kapaket.

Sallate Color (turshi)

Image
Përbërësit: 600 gr lulelakër 600 gr tranguj 500 gr karrota 300 gr lakër e kuqe 300 gr lakër jeshile 250 gr speca te kuqe 250 gr speca jeshile 1.5 liter ujë 0.5 liter uthull (8%) 1 limon (vetem lëngun) 150 gr sheqer 1 qese vinobran Përgatitja: Lahen të gjitha perimet dhe pastrohen mire nga farat bishtat etj .Specat e kuqe i ndajme ne pjese te gjata,trangujt dhe karrotat ne unaza, lakëren ne pjese , lulelakëren e ndan ne lule .Pra te gjitha i bene ne nje vend .Dhe i vendos neper kavanoza Hidhim ujë në tenxhere, shtojme uthull, sheqer, lëng limoni dhe një qese të vinobran. Dhe e leme te vloje pasi te vlon ua hedhim kavanozave dhe i mbyllim mire.

Domate te verdha turshi

Image
3 kg Domate te verdha 500 ml uthulle 3 litra ujë 150 gr sheqer 100 gr kripë 2 luge gjelle vinobran flete dafine piper te zi kokerr Përgatitja: Domatet pastrohen dhe lahen . Palohen në kavanoza. Ne nje ene vendosim 3 litra uje dhe kripen e sheqerin dhe i vlojme dhe e leme te ftohet pak pastaj ja shtojme edhe uthullen e vinobranin dhe ua hedhim kavanozve pastaj i mbyllim mire . Kete recete mund ta aplikojme edhe ne tranguj .

Speca te imtesuar

Image
15 kg speca me tul 1 liter vaj 250 ml uthull hudhër (per shije) 150 gr kripe Përgatitja: Specat pastrohen mire pastaj i pjekim dhe ua heqim levozhgen dhe farat dhe i leme te qendrojne deri te nesermen.Pastaj i presim specat ne copa te vogla .Ne nje tigan e djegim gjysmen e vajin i shtojme specave pastaj e ulim temperaturen e hedhim kripen dhe uthullen kështu që i lem të djegen rreth 20-30 minuta .Shtojme pjesen tjeter te vajit qe na ka mbetur dhe hudheren dhe e perziejme i mbushim kavanozat qe i kemi nexehur me heret ne furre dhe kjo do te jete shume e shijshme.

Ajvar me speca e patellxhan

Image
Përbërësit: 30 speca te kuqe babure 3 patëllxhan kripë Piper te zi (pluhur) Përgatitja: Merren specat pastrohen me uje ,ju heqen farat levoret dhe i bluajme me makine per ta bere nje mase. Njejte veprojme edhe me patellxhanet i bejme bashke ju shtojme kripe dhe piper dhei vendosim ne furre e i leme te piqen per nje kohe derisa masa behet e trashe.E largojme nga furra i marim kavanozet nga xhami te pastruar mire dhe te nxehur me pare ne furre dhe i sperkasim me vaj e hedhim ajvarin ne to dhe ne fund e mbyllim kavanozin ku me heret siper i kemi vene leter plastike.

Speca te kuqe turshi

Image
12 kg Speca te kuqe 4 litra ujë 150 gr uthulle e forte (eksenci) 250 gr kripe 250 gr sheqer 250 ml vaj piper i zi kokërr (sipas deshires), konzervans Përgatitja: Te gjithë përbërësit i vendosim ne nje ene dhe i leme te ziejne pastaj e ulim temperaturen dhe ne kete ene i vendosim specat me radhe nje nga nje dhe i palojme ne kavanoz ne fund cdo kavanozi i hedhim nga pak konzervans siper dhe ujin qe ka mbetur ne ene.E mbyllim mire kavanozen dhe pas ca javeve do te jene te gatshme . Ju beshin mire !

Lutenica

Image
3 kg speca pa djeges 6 kg speca te djegest 1 kg hudhër 1 liter vaj 2 konzervans 4 lugë sheqer 3 lugë kripë pak uthulle te forte Përgatitja: Specat pastrohen dhe kullohen dhe i vendosim ne furre te nxehte dhe i pjekim ua heqim levoren dhe i bejme si pjese te holla dhe i vendosim ne nje ene se bashku me hudhren dhe i fergojme per 1 ore. pas fergimit shtojme kripë, sheqer, konzervans dhe uthulle te forte.I Hidhim në kavanoza te nxehtë. Kavanozat i vendosim në furrë në temperaturë të ulët, dhe ditën tjetër kur të ftohen, ua lidhim gryken me leter plastike dhe me kapakun e kavanozit .

Tranguj ne kavanoz

6 kg tranguj te vogjël 1 litër uthull 3 litra ujë 200 gr sheqer 100 gram kripë kopër (sipas deshires) 1/2 e luges vinobran 1/2 e luges konzervans Përgatitja: Çdo trangull e pastrojme mire dhe e palojme në kavanoza.Pastaj e bejem sacen qe kemi me vendos siper mbi tranguj neper kavanoza me ujë, sheqer, kripë dhe uthull. Kur salca vlon, shtojme vinobran, konzervans dhe kopër. Dhe i vlojme kavanozat ne nje tengjere per 20 min.

Speca te kuqe turshi 1

Image
5 kg e speca të kuq 400 gr sheqer 2 litra uthull 2 lugë kripë 1 lugë konzervans Përgatitja: Lahen specat, ju hiqen bishtat dhe farat. Ju mund ti preni specat ne fileto nese jane te medhej dhe te plote nese jane me te vogel nuk i prejme. Në një tenxhere e ngrohim uthullen, kripë dhe sheqer dhe i lejme te vlojm. Specat i hedhim ne kete perzierje me rend dhe pastaj i palojme ne kavanoz kavanozin e mbyllim mire dhe keto turshi janë shumë të shijshme, të fortë dhe mund të zgjasin më shumë se një vite

Tranguj turshi

Image
12 kg tranguj 10 litra uje 300 gr kripe e trashe 150 gr sheqer 250 ml eksenci(2.5 lit uthulle) 1 vinobran 1 konzervans Magdanoz Uji perzihet bashk me uje, sheqer, eksenci, kripe, vinobran, konzervans dhe magdanozin i bejme ne nje vend dhe trangujt i palojme ne kavanoz dhe ua hedhim siper .