Posts

Per anemi

Image
Lëngu i karrotave, panxharit dhe i limonit është një bombë e vërtetë e vitaminave, nese ke ni probleme me gjakun dhe enregjine e paket ,atehere provojeni kete recete nuk do te zhgenjehni. Përbërësit: 1 kg panxhar (svekla), 1 kg karrota, 1 kg limon 2 lit ujë, 8 limontoza. Përgatitja: Lahen dhe qerohen panxharet , karrotat dhe limoni vetem lahet mire, dhe me makine te mishit i bluajme te gjithe perbersit Shtojme 2 litra ujë dhe 4 limontosa.I përziejme mirë dhe i lëme të qëndrojën për 24 orë.Te nesermen shtojme sheqer dhe edhe 4 limontozat tjere i perziejme here pas here derisa sheqeri te tretet dhe kete mas e hedhim neper kavanoz.

Goulash

Image
Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj 500 gr mish viçi i coptuar ne katrorka 2 karrota te prera ne ciopa rrethore 1 patate e madhe e prere ne copa 1 spec i gjelbert i prere ne copa 1 qepë e grire imët 1 lugë gjelle kripë 1 flete dafine 2 lugë miell kripë dhe piper për shije Përgatitja: E fergojme mishin e viçit ne tenxhere për rreth 15 minuta. Shtojme 2 gota ujë, kripë dhe piper dhe te gjithe perbersit tjere pervec miellit. E mbulojme tenxheren dhe e leme të ziej rreth 2 ore ne zjarr te ulët. Në një tas të vogël e perziejme miellin dhe gradualisht e hedhim ne tengjere.Gullashi duhet te qendroj per 30 minuta dhe e perziejme vazhdimisht mbi zjarr.

Djathe i shpejte

Image
Përbërësit: 1 litër qumësht 200 ml krem kosi 1 vezë 2 lugë çaji kripë Përgatitja: Vendosim qumështin në një tigan për të vluar. Në tas,kosin bashke me ve dhe kripë e perziejme. Kur qumështi fillon të vloje ja hedhim perzierjen dhe e perziejme 3 minuta, pastaj e hiqim nga zjarri dhe e veme ne vendin qe e kemi per djathe. Kur djathi është formuar e veme në frigorifer .

Spageti Bolognesi

Image
Përbërësit: 100 gram shpageti 100 gram mish viçi i bluar 100 ml lëng (sos) domate kripë dhe piper për shije 1 qepë 2 lugë vaj rigon 2 luge lloj djathi kashkavall ose parmesan Përgatitja: Mishun e grirë dhe qepën e copëtuar e skuqim në vaj të nxehtë dhe i fergojme deri sa te marin ngjyre te verdhe. Hidh lëng e domates, kripë, piper, dhe vlojne per 4-5 min.Shpagetat i kullojme dhe i vendosim neper pjata dhe siper ua hedhim sosin e pergaditur dhe siper tij djathin e grir. Ju befte mire

Biftek

Image
Bifteku është i shpejtë dhe e lehtë për t'u përgatitur.Është e rëndësishme kur ta përgatisim për ta lene për disa orë ne marinade. Përbërësit: 600 gram fileto viçi 2 lugë mustardë vaj ulliri piper kripe Përgatitja: Pritini ne feta të trasha mishin ,bejnei marinadën nga vaj ulliri, piperi, kripa dhe mustarda. Le të ulen për disa orë. Para se të i shërbesh skuqi ato shpejt në zjarr të lartë për 5-6 minuta në secilën anë. Në këtë mënyrë ata do të mbeten pak rozë brenda. Shërbeje biftekun me perime të ziera .

Tortilla

Image
Përbërësit 2 gota ujë të ngrohtë 25 lugë misri 1 lugë çaji kripë miell Ne nje ene e vendosim ujin dhe e hedhim miellin pak nga pak dhe kripen , pastaj e bejme brumin sa nje top golfi perafersisht pastaj e lyejme me vaj dhe e leme per pak e pastaj me okllagi e shtrijme peten dhe e pjekim ne tigan ne te dy anet nga 1 min dhe tortilla eshte e gatshme Mbushja behet sipas deshires !

Per nje bark te rrafshte

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik. Zgjidhja Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës. Përbërësit Çaj jeshil(i gjelbert ) Lëngu i një gjysme limoni Receta Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.