Posts

Tortilla

Image
Përbërësit 2 gota ujë të ngrohtë 25 lugë misri 1 lugë çaji kripë miell Ne nje ene e vendosim ujin dhe e hedhim miellin pak nga pak dhe kripen , pastaj e bejme brumin sa nje top golfi perafersisht pastaj e lyejme me vaj dhe e leme per pak e pastaj me okllagi e shtrijme peten dhe e pjekim ne tigan ne te dy anet nga 1 min dhe tortilla eshte e gatshme Mbushja behet sipas deshires !

Per nje bark te rrafshte

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik. Zgjidhja Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës. Përbërësit Çaj jeshil(i gjelbert ) Lëngu i një gjysme limoni Receta Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Recete per flok te thate

Maska per flokët e thatë Përbërësit Një mango Një pjeshkë ose një kajsi 2 lugë vaj ulliri Kos Një lugë drithëra Receta Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.

Maske fytyre me maja birre

Image
Marrim një tas te vogël qelqi dhe fusim 3 luge çaji kos dhe hidhni një lugë maja birre, përzieni derisa te formohet një masë homogjene. Lyeni fytyrën dhe qafën duke shmangur sytë. Tek zona e syve vendosni 2 bustina me kamomil. Majaja e birrës lufton infeksionin. Rekomandohet të përdoret edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës. Kjo maskë është shumë qetësuese dhe ushqyese. Maskën mbajeni 20 minuta. Pas 20 minutash fshijeni fytyrën me një copë leckë të pastër me temperaturë ambienti dhe menjëherë më pas, shikoni ndryshimet në lëkurën tuaj

Torte bomba

Image
Përbërësit : Për kore 6 vezë 6 lugë sheqer 200 gr. arra te bluara 2 luge miell 1 lugë çaji pluhur per pjekje Per mbushje: 250 gr. margarinë 300 gr. biskota te bluara 200 gr. arra te bluara 6 te kuqe te vezës 1.5 dl. lëng pjeshke ose qumësht, nëse dëshironi 200 gr. sheqer Dekorimi i tortes : 6 te bardhë te vezes 12 lugë sheqer 6 lugë sheqer për Karramel Përgatitja Për kore - Perziejme vezët dhe sheqerin i bejme shkumë, gradualisht shtojme arra i përziejme ngadal, në fund hedhim miell dhe pluhur pjekje.E hedhim ne nje tepsi me diameter 27 cm . Në furrë qe e kemi ncehur paraprakisht në 180 gradë për 20 minuta. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Per mbushje - Te verdhat e vezëve dhe sheqerin i perziejme derisa masa te behet e dendur . Enen ne te cilen e kemi pergaditur kete mase e vendosim mbi nje ene tjeter e cila eshte duke vluar mbi zjarr dhe per 5 min e e perziejm qe te pjeket veza pra mbi avull.Dhe e leme te ftohet.Perziejme margarinen mire me

Krempite

Image
Përbërësit :Koha e nevojshme 45 min Pandispanja(Peta): 7 te kuqet e vezës 7 lugë sheqer 7 lugë qumësht 7 lugë vaj 7 lugë miell 1 pluhur per pjekje Kremi: 4 cope puding vanilje 1 l ujë 300 g sheqer 7 te bardhat e vezes 1-2 lugë sheqer Dekori siper : 200g Slaga 350 ml qumësht çokollatë e thermuar Pergaditja: Rrahim te kuqet e vezës me sheqer, shtojme qumshtin,vajin miellin dhe bakini(pluhurin per pjekje)dhe i vendosim ne nje tepsi drejtkendeshe per ti pjekur . Përmasat e tepsise te jene 22x33 cm . E pjekim koren ne teperature te ulët për 10 minuta, sigurohuni që peta të qëndrojnë ne ngjyre të verdhë. E marim ujin dhe sheqerin e vendosim te vlohet dhe nje sasi te ujit e lem per tretje te pudingave dhe pastaj i marojme pudingat dhe i perziejme vazhdimisht. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezes me 2-3 luge sheqer dhe i hedhim edhe pak kripe afer 5 gr (sepse e bardhe to te behet me shpejte dhe me e dendur) Pastaj edhe pudingun edhe masen e bardhe i bej

Jogurt me fruta

Image
Përbërësit : 1 Liter ujë 2 puding vanilje 15 lugë sheqer 1 Liter kos, 300 g e frutave, nëse dëshironi. Ne gjysmen e ujit vendosim dy pudinga dhe i shkrijme dhe pastaj pjesen tjeter te mbetur e perziejme me sheqer dhe e vlojme pastaj dy maskat i bashkojme .Me mikser e rrahim kosin mire dhe pastaj i bejme bashke me puding te dyjat.Dhe ne fund ju hedhim edhe fruta te luleshtrydheve manaferrave etj sipas deshires dhe ne fund i vendosim neper tasa.