Posts

Showing posts from September, 2012

Tortilla

Image
Përbërësit 2 gota ujë të ngrohtë 25 lugë misri 1 lugë çaji kripë miell Ne nje ene e vendosim ujin dhe e hedhim miellin pak nga pak dhe kripen , pastaj e bejme brumin sa nje top golfi perafersisht pastaj e lyejme me vaj dhe e leme per pak e pastaj me okllagi e shtrijme peten dhe e pjekim ne tigan ne te dy anet nga 1 min dhe tortilla eshte e gatshme Mbushja behet sipas deshires !

Per nje bark te rrafshte

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik. Zgjidhja Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës. Përbërësit Çaj jeshil(i gjelbert ) Lëngu i një gjysme limoni Receta Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Recete per flok te thate

Maska per flokët e thatë Përbërësit Një mango Një pjeshkë ose një kajsi 2 lugë vaj ulliri Kos Një lugë drithëra Receta Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.