Torte bomba


Përbërësit :

Për kore

6 vezë
6 lugë sheqer
200 gr. arra te bluara
2 luge miell
1 lugë çaji pluhur per pjekje

Per mbushje:

250 gr. margarinë
300 gr. biskota te bluara
200 gr. arra te bluara
6 te kuqe te vezës
1.5 dl. lëng pjeshke ose qumësht, nëse dëshironi
200 gr. sheqer

Dekorimi i tortes :

6 te bardhë te vezes
12 lugë sheqer
6 lugë sheqer për Karramel





Përgatitja


Për kore - Perziejme vezët dhe sheqerin i bejme shkumë, gradualisht shtojme arra i përziejme ngadal, në fund hedhim miell dhe pluhur pjekje.E hedhim ne nje tepsi me diameter 27 cm . Në furrë qe e kemi ncehur paraprakisht në 180 gradë për 20 minuta.
E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Per mbushje - Te verdhat e vezëve dhe sheqerin i perziejme derisa masa te behet e dendur . Enen ne te cilen e kemi pergaditur kete mase e vendosim mbi nje ene tjeter e cila eshte duke vluar mbi zjarr dhe per 5 min e e perziejm qe te pjeket veza pra mbi avull.Dhe e leme te ftohet.Perziejme margarinen mire me mikser ia shtojme masen nga e verdha e vezes, biskotat ,arrat dhe lengun i perziejme mire dhe i vendosim mbi kore te ftohur.

Per dekorim :Marim te bardhat e vezes fillojme ti rrahim me mikser dhe pas 2-3 minutash gradualisht hedhim sheqerin dhe e perziejme derisa te behet shkume e forte.

Vendosim 6 lugë sheqer të shkrihet dhe të bëhet Karrmel. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos djegur karamelin, pra duke e punuar në temperatur te meseme. Kete karamel qe e kemi fituar e hedhim mbite bardhen e vezes dhe e perziejme mire per 2-3 minuta.E vëmë menjëherë mbi tortë.

Kete torte preferohet qe ta leme 1 dite te qendroj ashtu dhe diten e neserme ta servirim.

Comments

Popular posts from this blog

Gjyveq

Pogaqe (buke nore)

Patate me mish te bardhe