Posts

Showing posts from 2012

Tortilla

Image
Përbërësit 2 gota ujë të ngrohtë 25 lugë misri 1 lugë çaji kripë miell Ne nje ene e vendosim ujin dhe e hedhim miellin pak nga pak dhe kripen , pastaj e bejme brumin sa nje top golfi perafersisht pastaj e lyejme me vaj dhe e leme per pak e pastaj me okllagi e shtrijme peten dhe e pjekim ne tigan ne te dy anet nga 1 min dhe tortilla eshte e gatshme Mbushja behet sipas deshires !

Per nje bark te rrafshte

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik. Zgjidhja Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës. Përbërësit Çaj jeshil(i gjelbert ) Lëngu i një gjysme limoni Receta Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Recete per flok te thate

Maska per flokët e thatë Përbërësit Një mango Një pjeshkë ose një kajsi 2 lugë vaj ulliri Kos Një lugë drithëra Receta Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.

Maske fytyre me maja birre

Image
Marrim një tas te vogël qelqi dhe fusim 3 luge çaji kos dhe hidhni një lugë maja birre, përzieni derisa te formohet një masë homogjene. Lyeni fytyrën dhe qafën duke shmangur sytë. Tek zona e syve vendosni 2 bustina me kamomil. Majaja e birrës lufton infeksionin. Rekomandohet të përdoret edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës. Kjo maskë është shumë qetësuese dhe ushqyese. Maskën mbajeni 20 minuta. Pas 20 minutash fshijeni fytyrën me një copë leckë të pastër me temperaturë ambienti dhe menjëherë më pas, shikoni ndryshimet në lëkurën tuaj

Torte bomba

Image
Përbërësit : Për kore 6 vezë 6 lugë sheqer 200 gr. arra te bluara 2 luge miell 1 lugë çaji pluhur per pjekje Per mbushje: 250 gr. margarinë 300 gr. biskota te bluara 200 gr. arra te bluara 6 te kuqe te vezës 1.5 dl. lëng pjeshke ose qumësht, nëse dëshironi 200 gr. sheqer Dekorimi i tortes : 6 te bardhë te vezes 12 lugë sheqer 6 lugë sheqer për Karramel Përgatitja Për kore - Perziejme vezët dhe sheqerin i bejme shkumë, gradualisht shtojme arra i përziejme ngadal, në fund hedhim miell dhe pluhur pjekje.E hedhim ne nje tepsi me diameter 27 cm . Në furrë qe e kemi ncehur paraprakisht në 180 gradë për 20 minuta. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Per mbushje - Te verdhat e vezëve dhe sheqerin i perziejme derisa masa te behet e dendur . Enen ne te cilen e kemi pergaditur kete mase e vendosim mbi nje ene tjeter e cila eshte duke vluar mbi zjarr dhe per 5 min e e perziejm qe te pjeket veza pra mbi avull.Dhe e leme te ftohet.Perziejme margarinen mire me

Krempite

Image
Përbërësit :Koha e nevojshme 45 min Pandispanja(Peta): 7 te kuqet e vezës 7 lugë sheqer 7 lugë qumësht 7 lugë vaj 7 lugë miell 1 pluhur per pjekje Kremi: 4 cope puding vanilje 1 l ujë 300 g sheqer 7 te bardhat e vezes 1-2 lugë sheqer Dekori siper : 200g Slaga 350 ml qumësht çokollatë e thermuar Pergaditja: Rrahim te kuqet e vezës me sheqer, shtojme qumshtin,vajin miellin dhe bakini(pluhurin per pjekje)dhe i vendosim ne nje tepsi drejtkendeshe per ti pjekur . Përmasat e tepsise te jene 22x33 cm . E pjekim koren ne teperature te ulët për 10 minuta, sigurohuni që peta të qëndrojnë ne ngjyre të verdhë. E marim ujin dhe sheqerin e vendosim te vlohet dhe nje sasi te ujit e lem per tretje te pudingave dhe pastaj i marojme pudingat dhe i perziejme vazhdimisht. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezes me 2-3 luge sheqer dhe i hedhim edhe pak kripe afer 5 gr (sepse e bardhe to te behet me shpejte dhe me e dendur) Pastaj edhe pudingun edhe masen e bardhe i bej

Jogurt me fruta

Image
Përbërësit : 1 Liter ujë 2 puding vanilje 15 lugë sheqer 1 Liter kos, 300 g e frutave, nëse dëshironi. Ne gjysmen e ujit vendosim dy pudinga dhe i shkrijme dhe pastaj pjesen tjeter te mbetur e perziejme me sheqer dhe e vlojme pastaj dy maskat i bashkojme .Me mikser e rrahim kosin mire dhe pastaj i bejme bashke me puding te dyjat.Dhe ne fund ju hedhim edhe fruta te luleshtrydheve manaferrave etj sipas deshires dhe ne fund i vendosim neper tasa.

Djath i pergaditur ne shtepi

Image
Përbërësit 1 litër qumësht 3.8 200 gram krem kosi 25 qind 2 vezë 1 lugë çaji kripë Përziejeni vezetë me kripë dhe krem​​. Mereni nje pecete apo peshqir caji lageni mire dhe perdoreni per ta vendosur ne te masen e pergaditur me heret Masen e perzieni mire e mire per 5 minuta dhe e vendosni ne pecete ja lidhni gryken dhe e sherngoni mire dhe pas 20 minutash e heqni nga peceta dhe e vendosni ne nje ene te ceket e vendosni ne frigorifer do te fitoni 300 gram djathe shume te mire. Ju befte mire !

10 ushqimet me te rrezikshme ne vitin 2012

Lista e ushqimeve me te rrezikshme per 2012 nga amerikanet : 1. Hot-dogs Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit. 2. Fugu Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë. 3. Acke Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës

Receta per lekure

Image
Nj fetë molle, një copë banane, disa pika limoni, një lugë vaj ulliri , një lugë gjelle mjaltë, një lugë djathë, përzierjeni mirë dhe aplikoni kete maskë në fytyre 20. min. Shpëlaj fytyrën me ujë të vakët.

Palacinka (Krepa)

Per 4 persona nevojiten : 2 ve 4 dl qumesht pak vaj kripe miell sipas nevojes Vete ,kripen dhe vajin i perziejm mire ju shtojme qumshtin prap i perziejm dhe ne fund ju hedhim miellin duke i perzier vazhdimisht kur te fitojme nje mase homogjene i leme te pushojne min 1 ore Nje nje feltere te cilen e kemi lyer me pak vaj ne temperatur te larte i fergojme edhe pallaqinkat te cilat i sherbejme me cfra te deshirojme. Ju befshin mire !!!

Mantia

Image
1 kg. miell 1 vezë 4 lugë vaj 2 lugë uthull 2 margarina kripë Filli: 300 gr djath 500 gr.mish i bluar 2 vezë Brumin e bejme me miell dhe uje te ftohet te cilit i kemi hedhur kripe, dhe perbersit e tjer dhe zeme nje brum me te forte se per pite. Brumin e ndajme ne tre pjese dhe margarinen gjithashtu ne tre pjese e ndajme dhe secilen pjese e lyejm me margarin pasi qe e kemishtrir me tehollues dhe se cilen pjese e palojme mbi tjetren ne fund i prejm mantiat ju hedhim fillin ne mes dhe i palojme ne fore te zarfit. I pjekim ne temperature mesatare.

Kroasan

Përbërja: • 1 kg miell, • 300 ml ujë të nxehtë, • 200 ml qumësht • 2 vezë, • 60 gr maja, • 1.5 luge kripë • 2 luge sheqer, • 250 gr margarinë. Përgatitja: Nga perbersit e dhene me larte vetem margarina jo e zem nje brum dhe e ndajme ne 32 . Brumi duhet te punohet sa me shpejt. Topthat i shtrijme i lyejme me margarine. Dhe i bejme ngatete pete ne nje vend keshtu fitojme kater pete me nga tete pete te vogla.I prejme ne 8 pjese dhe i mbeshtjellim siper ju hedhim susam dhe i pjekim ne 250 grade rreth 30 minuta.

Krelana me miell misri

1 gote uje 1 gote vaj 1 gote kos 1 kg ajke 5 ve 1 bakin (pecive ose pluhur per fryrje) 1 luge kripe 1 gote miell gruri miell misri sipas nevojes Ujin,vajin,kosin,ajken,kripen,vezet,bakinin i perzijeni mire ne nje ene pastaj ia hedhim miellin e mistrit ku e kemi perzier me 1 gote miell gruri masen e trashim mesatarisht .E vendosim ne nje tepsi ku me heret e kemi lyer me vaj dhe e pjekim ne temperature mesatare kur te jete skuqur e heqim nga zjarri .Kur te ftohet e prejme ne katror.Sherbehet e ngrohet duke e shoqeruar me djath dhe speca turshi ! Ju befte mire!

Krelana me miell gruri

500 ml uje 500 ml qumesht krip 3 ve 1 bakin 1/2 margarine qe e kemi shkrir me here miell sipas nevojes Te gjithe perbersit i bejme bashke ju hedhim miell dhe me mikser i perziejme mire pastaj ju hedhim edhe pak miell derisa te behet nje mase mesatare jo shume e lengshme.Ne nje tepsi qe e kemi lyer me vaj dhe e kemi nxehur me heret ne furre e hedhim krelanen dhe e pjekim deri sa siper e merr ngjyren e skuqur .Pasataj me nje pirun fillojme na bejeme ne copa te vogla.Ne nje tigan vendosim vaj pak ajke dhe e leme derisa te vloj pastaj ja hedhim krelnes siper.Krelana eshte gati mund te serviret e shoqeruar me turshi te ndryshme,sallata dhe djath.Ju befte mire !

Pogaqe (buke nore)

1 liter kos 1 luge sode bikarboni 1 luge kripe 1 ve miell vaj per lyerje susam sipas deshires Kosin,soden,kripen ,vezen i perziejm bashke ju hedhim miell dhe e trashim brumin tamam per buke . Ne tepsi te lyer me vaj e vendosim buken dhe e lyejm nga te dy anet ,sipas deshires i hedhim edhe susam siper. E vendosim ne furre ne temperature 250 grade dhe e pjekim.Do te behet shume e shijshme dhe do te ju pelqej sigurisht !

Buke te vogla

Përbërësit: * 1 filxhan qumësht të ngrohtë * 1 filxhan me ujë të ngrohtë * 1 filxhan vaj vegjetal * 5 lugë sheqer 1 lugë gjelle kripë * 1 pako maja * Miell PËRGATITJA: - Së pari, merrni një tenxhere të madhe vendosni 3 gota miell dhe majan e thatë dhe i perziejni pastaj ne tengjere vendosim qumësht, uje, vaj, sheqer, kripë dhe e përziejme mire me duar.Bejme një brum te butë dhe i hedhim akoma miell derisa te behet brumi ne rregulle.E lyejme me vaj siper kete brum dhe e lejme ne nje vend te ngrohte te qendroj 30 min.Pasaj i ndajme buket prej ketij brumi ne sasi te vogela dhe i vendosim ne leter per pjekje .Menjhere e fillojme pjekjen dhe siper cdo buke te vogel e lyejm me te kuqet e vezes,i hedhim susam ,fare te zeze dhe i pjekim ne 180 grade.

Krem karramel

Nevojiten : 275 kg sheqer 9 vezë 1 litër qumësht pak vanilje Pergaditja : Sheqerin dhe vezët i vendosim ne nje ene per përzierje.Pastaj shtojme qumshtin.Ne nje tigan shtojme pak sheqer dhe e leme derisa te merr ngjyre kafe pra deri sa te djeget pakPastaj kete mas e vendosim tek masa e pare , dhe i bejme bashke.Se pari e nxejme furren ne 240 grade dhe kremin qe e kemi pergaditur me heret e vendosim ne tasa dhe ne furren te cilen e kemi nxehur me pare i vendosim tasat dhe i lem per 15 min, pas-20 min ne furrë .Pas ftohjes, jane gati per sherbim. I shoqerojme me peme te ndryshme.

Akullore me banane

Nevojiten 8 banane 1 E bardhë e vezës 1 vanilje Lëngu i gjysmë limoni 1/2 filxhan sheqer Përgatitja: Bananeve ua heqim levozhgen dhe i bluajme.Pasataj marim sheqerin, të bardhët e vezes, lëngun e limonit dhe vaniljen.E perziejm me mikser dhe e vendosim ne nje ene dhe e ngrijme ne friz deri sa te behet akull pastaj me lugen per akullore bejme topa nga akullorja dhe i sherbejme ose vetem ose te shoqeruar me fruta te stines . Ju befte mire!

Akullore me luleshtrydhe (dredhez)

Nevojiten: 500 gram kos 250 gram luleshtrydhe 6 lugë sheqer pluhur 1 hopla 1 filxhan çaj qumësht Përgatitja: Luleshtrydhet i rrahim së bashku me sheqer pluhur.E rrahim hoplen ja shtojme kosin dhe vazhdojëm perzierjen me mikser.Luleshtrydhet pure ja shtojme dhe e përziejme përsëri.E vendosim ne nje ene dhe siper i hedhim qokollade te grimcuar sipas deshires e ngrijme ne frigorifer. Ju befte mire!

Gurabija me kakao

Materiali: 250 g margarinë 2 vezë 2 gota sheqer 3 lugë kakao 1 lugë ekstrakt vanilje 1 bakin Miell Për sherbet: * 1 filxhan sheqer * 1 filxhan qumësht Përgatitja:I perziejm përbërësit ne nje ene dhe zeme nje brume te bute.Dhe e ndajme ne madhesi sa arra dhe e formesojme dhe e vendosim ne tepsi te lyer me vaj.I leme te piqen ne 175 grade 15-2o min.Në një ene vendosim qumësht dhe sheqer dhe e perziejme vazhdimisht deri sa te vlon .Pasatj gurabijave jua hedhim sherbetin siper dhe i leme te ftohen.

Petulla

Nevojiten: 1 filxhan qumësht 1 filxhan ujë të ngrohtë 1 pako maja thatë 1 lugë çaji sheqer Kripë për shije, dhe miell Përgatitja: E zeme brumin me perbersit e me siperm fitojme nje brum te bute dhe e leme te vije per 1 ore ,pasataj e bejem si pete me tehollues dhe e ndajme me thike ne forma qe deshirojme ne. Ju befshin mire !

Keksi Zeber

Image
Nevojiten: 4 vezë1 filxhan sheqer1 filxhan qumësht1 filxhan vaj2 gota miell1 pluhur perpjekje1 vanilje sheqer2 lugë kakao Përgatitja: I perziejme vezet me sheqer deri sa te behen shkume ,pasatj ja shtojme qumështin, vajin , miellin dhe pluhurin per pjekje.Ndajme brumin në dy pjesë të barabarta dhe merrim njërin brumë e i shtojme kakao.Dhe i vendosim ne nje tepsi pjesen e bardhe dhe te kaften e bejme siper ne forme te rratheve dhe e pjekim ne temperature te mesme.Ju befte mire !

Receta për flokë kafe

Image
Flokët e mbyllta kafe e zeze kërkojne trajtime të ndryshëme. Ato do të shkëlqejë nese masken e pergadisim nga e bardha e vezes dhe dy gota e kafe te zeze të fortë . Masen e përziejme mirë dhe e zbatojme për të gjithë gjatësisë e flokëve E lejme për gjysmë ore. Pastaj i shpërlajme flokët me shampo.

Receta per flok e pasur me vitamin B dhe kalium

Image
Përdorni një banane në flokët tuaj, dhe një tjetër per të ngrënë. Receta: bananen e beni pure dhe i shtoni nje luge gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle lëng limoni. Kjo perzierje behet ne floke te lagura e aplikoni mire ne flok duke e mbajtur për dhjetë minuta dhe pastaj e lani mire kete mask me shampo. Kjo recete , është e pasur me vitaminë B dhe kalium, flokët tuaj do të jetë te butë dhe me shkëlqim.

Receta per flok te demtuara

Image
Në vaj ulliri të nxehtë , e vëmë një lugë gjelle lule kamomili, hithër të thate ,e mbulojme dhe vëmë për të pushuar për 30 minuta. E kullojme me nje luge site, pastaj e perziejme me te verdhën e vezees , nje lugë gjelle mjaltë dhe disa pika lëng limoni ose vaj esencial. E vendosim në flokë,i mbulojme me peshqir të ngrohtë dhe i leme për 30 minuta.

Laker turshi (rasoj)

Image
Nevojiten: Lakra Kripe (3 kg kripe per 100 kg lakra) Lakrat i pastron dhe ua heq pjeset e jashtme. Dhe palohen ne nje kove ju hedhen 3 kg kripe per 100 kg lakra dhe i mbushim me uje i mbulojme mire pas 5-6 jave jane te gatshme .

Speca te mbushur me lakër

Image
Përbërësit: 5-6 kg speca somborka apo babure 10-12 kg lakër te bardhe 2 kg karrota, 1 tube majdanoz, 1 liter uthulle 1 liter vaj 1 kg kripë 4 qese piper te zi kokërr Përgatitja: Specat i pastrojme mire nga farat dhe i lajme, e i leme te thahen pastaj ne nje ene tjeter grijme imte lakrat , karrotat dhe majdanozin i perziejm mire ju vendosim uthulle vaj kripe dhe i mbushim specat me kete perzierje dhe ne fund te kavanozit hedhim piper i palojme specat dhe prap ne fund te kavanozit hedhim piper . Behen shume te shijshem .

Specat e bardhe (turshi)

Image
Përbërësit: 5 kg speca Somborka 5 litra ujë 250 gr kripe 250 gr sheqer 1 filxhan uthulle e forte 5 litra ujë i vlojme me 250 gr kripë , 250 gr sheqer, 1 filxhan uthulle e forte. Lajme dhe pastrojme specat dhe i hedhim ne enen me lengun qe e kemi fituar me heret dhe i mbulojme e i leme te qendrojne 24 ore . Te nesermen i vendosim specat ne kavanoza te thate ju hedhim hudher te grire, piper te zi kokerr dhe ua hedhim perseri pak nga lengu ne te cilin ishin i mbyllim kavanozet dhe i lem ne vend te ftohte dhe te erret.

Pingjuri

Image
përbërësit: 5 kg domate te bluara 2 tuba majdanoz 3-4 karrota 200 g sheqer 400 ml vaj 1 konzervans 2 koke hudher 250 ml uthulle 6 lugë kripë 6 kg speca te kuqe 1 spec djeges Përgatitja: Domatet, majdanoz, karrota i bluajme shtojme sheqer, vaj, konzervans , hudhër, uthull, kripë, dhe i perziejme mire për 1 orë. Shtojme 6 kg speca të pjekur që janë, te pastruar dhe coptuar mire,specin djeges, dhe i perziejme. I ziejme te gjitha. I hedhim ne kavanoza te cilet i kemi nxehure ne furre dhe kur te ftohen i mbeshtjellim me leter plastmasi dhe ua vendosim kapaket.

Sallate Color (turshi)

Image
Përbërësit: 600 gr lulelakër 600 gr tranguj 500 gr karrota 300 gr lakër e kuqe 300 gr lakër jeshile 250 gr speca te kuqe 250 gr speca jeshile 1.5 liter ujë 0.5 liter uthull (8%) 1 limon (vetem lëngun) 150 gr sheqer 1 qese vinobran Përgatitja: Lahen të gjitha perimet dhe pastrohen mire nga farat bishtat etj .Specat e kuqe i ndajme ne pjese te gjata,trangujt dhe karrotat ne unaza, lakëren ne pjese , lulelakëren e ndan ne lule .Pra te gjitha i bene ne nje vend .Dhe i vendos neper kavanoza Hidhim ujë në tenxhere, shtojme uthull, sheqer, lëng limoni dhe një qese të vinobran. Dhe e leme te vloje pasi te vlon ua hedhim kavanozave dhe i mbyllim mire.

Domate te verdha turshi

Image
3 kg Domate te verdha 500 ml uthulle 3 litra ujë 150 gr sheqer 100 gr kripë 2 luge gjelle vinobran flete dafine piper te zi kokerr Përgatitja: Domatet pastrohen dhe lahen . Palohen në kavanoza. Ne nje ene vendosim 3 litra uje dhe kripen e sheqerin dhe i vlojme dhe e leme te ftohet pak pastaj ja shtojme edhe uthullen e vinobranin dhe ua hedhim kavanozve pastaj i mbyllim mire . Kete recete mund ta aplikojme edhe ne tranguj .

Speca te imtesuar

Image
15 kg speca me tul 1 liter vaj 250 ml uthull hudhër (per shije) 150 gr kripe Përgatitja: Specat pastrohen mire pastaj i pjekim dhe ua heqim levozhgen dhe farat dhe i leme te qendrojne deri te nesermen.Pastaj i presim specat ne copa te vogla .Ne nje tigan e djegim gjysmen e vajin i shtojme specave pastaj e ulim temperaturen e hedhim kripen dhe uthullen kështu që i lem të djegen rreth 20-30 minuta .Shtojme pjesen tjeter te vajit qe na ka mbetur dhe hudheren dhe e perziejme i mbushim kavanozat qe i kemi nexehur me heret ne furre dhe kjo do te jete shume e shijshme.

Ajvar me speca e patellxhan

Image
Përbërësit: 30 speca te kuqe babure 3 patëllxhan kripë Piper te zi (pluhur) Përgatitja: Merren specat pastrohen me uje ,ju heqen farat levoret dhe i bluajme me makine per ta bere nje mase. Njejte veprojme edhe me patellxhanet i bejme bashke ju shtojme kripe dhe piper dhei vendosim ne furre e i leme te piqen per nje kohe derisa masa behet e trashe.E largojme nga furra i marim kavanozet nga xhami te pastruar mire dhe te nxehur me pare ne furre dhe i sperkasim me vaj e hedhim ajvarin ne to dhe ne fund e mbyllim kavanozin ku me heret siper i kemi vene leter plastike.

Speca te kuqe turshi

Image
12 kg Speca te kuqe 4 litra ujë 150 gr uthulle e forte (eksenci) 250 gr kripe 250 gr sheqer 250 ml vaj piper i zi kokërr (sipas deshires), konzervans Përgatitja: Te gjithë përbërësit i vendosim ne nje ene dhe i leme te ziejne pastaj e ulim temperaturen dhe ne kete ene i vendosim specat me radhe nje nga nje dhe i palojme ne kavanoz ne fund cdo kavanozi i hedhim nga pak konzervans siper dhe ujin qe ka mbetur ne ene.E mbyllim mire kavanozen dhe pas ca javeve do te jene te gatshme . Ju beshin mire !

Pecetat e paluara fluture

Image

Meze

Image

Lutenica

Image
3 kg speca pa djeges 6 kg speca te djegest 1 kg hudhër 1 liter vaj 2 konzervans 4 lugë sheqer 3 lugë kripë pak uthulle te forte Përgatitja: Specat pastrohen dhe kullohen dhe i vendosim ne furre te nxehte dhe i pjekim ua heqim levoren dhe i bejme si pjese te holla dhe i vendosim ne nje ene se bashku me hudhren dhe i fergojme per 1 ore. pas fergimit shtojme kripë, sheqer, konzervans dhe uthulle te forte.I Hidhim në kavanoza te nxehtë. Kavanozat i vendosim në furrë në temperaturë të ulët, dhe ditën tjetër kur të ftohen, ua lidhim gryken me leter plastike dhe me kapakun e kavanozit .